Aktualitet

Vdekja e 68-vjeçarit nga Gjirokastra, ministria: Në dy tamponët e fundit ka rezultuar negativ nga COVID-19, pësoi arrest kar

20 Qershor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Vdekja e 68-vjeçarit nga Gjirokastra, ministria: Në dy tamponët

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së 68-vjeçarit, i cili humbi jetën teksa po transportohej për në banesë. Në një reagim për mediat, ministria shkruan se viktima kishte rezultuar negativ në dy tamponët e fundit. 

Më tej shkruan se pacienti i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, dhe gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. 

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit nga Spitali Infektiv drejtë atij të Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon: Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, njofton ministria. Dosja.al ka raportuar këtë lajm më herët dhe bëhet me dije se pacienti ishte infektuar në QSUT teksa merrte mjekim për hepatitin.

Nga ana tjetër  numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm sot janë zbuluar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit dhe gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll