Aktualitet

“Karantina nuk ishte zgjidhje”, Pipero: Nuk do të ketë kthim pas, me rëndësi distanca dhe maska

20 Qershor 2020, 17:10 Nga DOSJA
“Karantina nuk ishte zgjidhje”, Pipero: Nuk do të ketë

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur sot se bregdeti dhe deti janë shumë të shëndetshëm dhe se është dokumentuar se virus nuk transmetohet përmes ujit. Në një intervistë në News 24, Pipero tha se duhet bërë plazh këtë vit, por të respektohen protokollet, pasi të gjithë rrezikojnë të infektohen. Ai më tej tha se  është pro hapjes se bareve restoranteve, por me kushtin që të respektojnë protokollet.

Hapja ishte e domosdoshme, por ulja e vigjilencës dhe shmangia e respektimit të distancës dhe mosvendosja e maskës janë ato që e dëmtuan apo po e dëmtojnë procesin e hapjes. Pra, nuk duhet të shoqërohej hapja me rënie të vigjilencës. Shifrat pozitive nuk janë shqetësuese, shqetësuese janë rastet që vijnë në spital. Unë nuk dua të kem asnjë të shtruar në spital, ndaj nëse do kemi kujdes, nuk vijmë në spital, edhe po ramë në kontakt fitojmë imunitet. Dhe jam i bindur që kthim pas nuk ka, sepse kjo pandemi na mësoi se e rëndësishme është distanca dhe maska dhe kujdesi për higjienën e duarve. Edhe karantina nuk ishte zgjidhje, ishte zgjedhje për të përballuar goditjen e parë, tashmë zgjidhje është distanca dhe maska”, tha ndër të tjera mjeku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero turizmi ne 2020 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero turizmi ne 2020

Sondazh

Poll