Bota

U arrestua pas akuzave se ishte korruptuar nga biznesmeni shqiptar, lirohet ministri në Zimbabve

20 Qershor 2020, 17:21 Nga DOSJA
U arrestua pas akuzave se ishte korruptuar nga biznesmeni shqiptar, lirohet

ZIMBABVE– Ministri i Shëndetësisë së Zimbabve që u arresua dje, ka arritur të fitojë lirinë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka dalë para gjykatës dhe është liruar kundrejt dhënies së një shume të mëdha parash.

Obadiah Moyo, 66 vjeç, u arrestua të premten pas hetimeve të bëra, dhe akuzohet për abuzim me detyrën në lidhje me kontratën shumë milionëshe. Por sot gjykata i ka pranuar atij kërkesën e lirimit dhe ka paguar një shumë prej 50 mijë dollarë. Gjykata vendosi që ta liroje, por në 31 korrik duhet të paraqitet për vijimin e gjykimin.

Moyo është arrëstuar pasi akuzohet se i ka dhënë një tender 60 milion dollarësh kompanisë “Drax International” për furnizimin me barna dhe pajisje mbrojtëse personale gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Nga hetimet ka rezultuar se kompania, e cila është në pronësi të shqiptarit Ilir Dedja dhe nuk merrej me produkte farmaceutike por ishte në të vërtetë një firmë konsulence.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilir dedja korrupsioni ne zimbabve obadiah moyo ilir dedja korrupsioni ne zimbabve obadiah moyo

Sondazh

Poll