Politike

“Kemi ecur bashkë që fëmijë”, Spaho publikon lajmin: Djali im i tezes ka humbur jetën nga COVID, do më mungosh shumë

20 Qershor 2020, 18:51 Nga DOSJA
“Kemi ecur bashkë që fëmijë”, Spaho publikon

TIRANË- Nënkrytetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka humbur sot një të afërm të tij. Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se ka humbur djalin e tezes, i cili është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19.

Ish-deputeti i PD shkruan se Luan Qemo ka ndërruar jetë sot dhe shkruan se do i mungojë shumë pasi me të është rritur.

Homazh per shokun, vellain, mikun dhe djalin e tezes ing. Luan Qemo te cilit Covid 19 sapo i mori jeten. Kemi ecur sebashku qe femije fare te vegjel e deri me sot. Do me mungosh shume…”, shkruan Spaho.

Por Luan Qemo nuk është viktima e parë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë sot kanë humbur jetën dhe dy pacientë të tjerë dhe numri i viktimave zyrtarisht është raportuar 43. Nga ana tjetër numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm sot janë zbuluar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho luan qemo viktimat e covid ne shqiperi edmond spaho luan qemo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll