Politike

“Besoj që shifrat kanë qenë më shumë”, Grida Duma hedh dyshime për numrat e COVID: Nuk besoj tek instancat shtetërore

20 Qershor 2020, 16:12 Nga DOSJA
“Besoj që shifrat kanë qenë më shumë”,

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka hedhur sot dyshime për shifrat e COVID-19. Në një intervistë për News 24, Duma u shpreh se dyshon se shifrat kanë qenë të manipuluara që në fillim të pandemisë, po shtoi se ka zgjedhur që të mos jetë lajmësi i keq.

Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë”, u shpreh Duma.

Deklarata vjen në kohën kur numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm sot janë zbuluar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 42, pasi gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 grida duma koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll