Politike

“Drejtoresha ka dhe klinikë private”, Rama i shmanget qytetarit: Spitali i Vlorës ka ndryshuar shumë. Qytetari: Pse nuk e

20 Qershor 2020, 15:37 Nga DOSJA
“Drejtoresha ka dhe klinikë private”, Rama i shmanget

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me disa qytetarë në Facebook, pasi njëri prej tyre ka bërë një denoncim. Qytetari ka komentuar në një postim të Kryeministrit dhe shprehet se drejtoresha e spitalit ka dhe klinik private dhe këtë gjë ai shton se e konfirmon se ka vizituar gruan aty.

Kreu i qeverisë në përgjigjen e tij, shkruan se probleme ka plot, por shton se e rëndësishme është se spitali i Vlorës ka ndryshuar si nata me ditën. Nga ana tjetër një qytetar i përgjigjet dhe i shkruan se kur e di që ka shumë probleme pse nuk i shkarkon ata që i shkaktojnë.

Qytetari: Shikoni atë drejtoreshën e spitalit rajonal Vlorë që ka dhe klinikë private , dhe për më shumë atë që Stopi ka ngritur si problem. Të gjitha ato janë të vërteta dhe më shumë se ato sepse e kamë nga eksperienca ime personale kur kamë shpënë gruan për vizitë.

Rama: Une shoh spitalin e Vlores qe ka ndryshuar si nata me diten dhe ketu besoj jemi dakord, ndersa te meta e probleme qe duhen adresuar ka plot sa te duash.

Qytetari: Jam kurioz perse nk I shkarkon nga detyra kur e di qe kan probleme edhe te metà ????

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komentet tek rama rama replika me komentuesit edi rama komentet tek rama rama replika me komentuesit

Sondazh

Poll