Politike

Grida Duma i thur elozhe Bashës: Është lider europian, shkëlqimi i tij është normaliteti

20 Qershor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Grida Duma i thur elozhe Bashës: Është lider europian,

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka thurur elozhe për kreun e PD, Lulzim Bashën. Në një intervistë në News 24, Duma u shpreh se PD-ja ka një plan të qartë për të dalë nga kriza ekonomike. Ajo shtoi se Basha ka nisur takimet me qytetarët dhe është një lider ndryshe, normal dhe ka karakteristikat e një lider europian.

Besimin që qytetarët kanë te Basha dhe PD, e kam kuptuar kur qytetarët të presin me padurim. Ua them qartësisht, sot jashtë edhe pritshmërive të mia, se kur populli është i lodhur, na pret me padurimin për të ndërruar pushtet. Janë shumë të lodhur. Ne jemi antipodi i tij( Ramës), kundërshtia e tij. Ata e shohin Shqipërinë si portë për të ikur, jo por të qëndruar. Njerëzit edhe kur e kujtojnë qeverisjen e PD nuk shikojnë kurrë këta taksambledhësit e kollarisur të rilindjes, dhe një kryeministër që tallet që nga nevojat bazike deri tek dinjiteti i shqiptarit”, u shpreh Duma.

Më tej ish-deputetja tha se shkëlqimi i Bashës është normaliteti i tij dhe po i jep Shqipërisë një frymë normaliteti. “Në logjikën time sot Lulzim Basha po i jep Shqipërisë një frymë normaliteti. Shkëlqimi i tij është normaliteti i tij. Shkon takon njerëzit, i dëgjon shqetësimet, shqiptarët duhet ta shikojnë historinë e tyre duke zgjedhur lider normal. Nuk ka në Europë lidera që shkëlqejnë me karizmë e batuta por me normalitet”, shtoi Duma.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma lulzim basha grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll