Aktualitet

Një mjeke dhe dy infermiere të infektuara me COVID-19 alarmojnë Pogradecin, mbyllet Konsultorja për Fëmijët

20 Qershor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Një mjeke dhe dy infermiere të infektuara me COVID-19 alarmojnë

POGRADEC- COVID-19 ka shkuar dhe në Pogradec, duke infektuar tre persona. Sipas informacioneve mësohet se të infetkaur janë një mjeke dhe dy infermiere të Konsultorit të Fëmijës.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve autoritetet kanë marrë vendimin që të mbyllin konsultorin, pasi rrezikohen dhe qytetarët e tjerë.

Dosja.al ka raportuar sot për vatrën e re të krijuar në Pogradec dhe mësohet se infektimi ka nisur nga një vizitë në Tiranë. Një prej punonjëseve të Konsultores kishte takuar vajzën që jetonte në kryeqytet dhe më pas virusin ua kishte kaluar dhe kolegeve të saj.

Nga ana tjetër ditën e sotme në të gjithë vendin janë shënuar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë ka shkuar në 42 numri i personave që kanë ndërruar jetë, pasi gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne pogradec koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne pogradec koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 10:26

TIRANË–Djali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur me fjalët e tij.Ai i ka kusht...