Bota

Kina i drejton gishtin Kontinentit të Vjetër: Shpërthimi i ri i koronavirusit erdhi nga Europa

20 Qershor 2020, 16:06 Nga DOSJA
Kina i drejton gishtin Kontinentit të Vjetër: Shpërthimi i ri i

KINË-Në Kinë virusi ka shpërthyer që në fund të dhjetorit të 2019, ndërkohë që sot ka vrarë afro  500 mijë njerëz dhe ka infektuar 8.7 milionë njerëz të tjerë.

Por në një kohë që të gjitha shtetet me  në krye SHBA, akuzojnë Kinën për shpërthimin e koronavirusit tashmë Kina ka dalë me një deklaratë se virusi erdhi  nga  Europa.

Shpërthimi i ri i Covid-19 në tregun e shumicës në Pekin e ka prejardhjen nga Kontinenti i Vjetër, por virusi i përket një gjenomi më të vjetër nga ai që po godet aktualisht Europën.”-është ky pretendimi që vjen  nga Zhang Yong, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kinës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Përmes një shënimi në Komisionin për Inspektim dhe Disiplinë, ai ka theksuar se shumë kampionë të marrë në tregun Xinfadi, tregojnë se koronavirusi ishte prezent aty prej kohësh.

Ndërkohë autoritetet europiane nuk e pranojnë këtë pretendim të Kinës, me argumentin se deri më tani nuk ka shfaqur prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë.

Por  Pekini zyrtar thotë se të dhënat i ka depozituar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë. Detajet e publikuara nga Qendra për Mikrobiologji në Kinë zbuluan se gjenomët u bazuan në 3 mostra, 2 njerëzore dhe një mjedisore.

Kujtojmë se më 11 qershor, Pekini raportoi rastin e parë me koronavirus pas disa muajve me zero të infektuar, duke krijuar sërish shqetësim për autoritetet dhe vetë qytetarët  se mund të jetë një valë e  dytë e virusit.

Teksa kanë kaluar 9  ditë nga rasti i parë, mbi 180 persona u prekën nga Covid-19, duke shndërruar tregun Xinfadi në vatër përhapjeje. Por pas ndërmarrjes së rregullave strikte si rikthimi i kufizimeve të mëdha në kryeqytetin kinez, gjurmimi i të gjitha rasteve të kontaktit me tregun, autoritetet ia dolën të frenonin përhapjen masive. Ndërkohë shkencëtarët po studiojnë nëse koronavirusi i ri mund të përhapet më shpejt se më parë dhe nëse ka humbur fuqinë e tij apo disa nga simptomat.

Burimi: thejakartapost

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë zhang yong koronavirusi në kinë zhang yong

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 15:19

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas kërkesës së Isa Mustafës për të shkarkuar Vjosa Osmani nga postet e s...