Aktualitet

“Na mbylli derën, na la pa baba”/ 67-vjeçari i vrau të atin, djali prek me fjalët. Autori tregon si u pendua: U përpoqa

20 Qershor 2020, 08:11 Nga DOSJA
“Na mbylli derën, na la pa baba”/ 67-vjeçari i vrau

GJIROKASTËR– Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Janaq Koletën, 67-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Andrea Xhavarra.

Në rrëfimin e tij në Polici, autori tregoi me detaje se si kishte ndodhur ngjarja duke pretenduar se nuk ka dashur që ta vriste. Madje ai ka treguar se ka tentuar që ta rikthejë në jetë por e ka pasur të pamundur.

E qëllova me shkop nga këmbët, ai u rrëzua dhe u vra te shtylla. Kur ra në tokë, i iku gjuha. U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi,”-mësohet se është shprehur autori në Polici.

Ndërsa për mediat një reagim ka dhënë edhe djali i viktimës 60-vjeçare,  Ermal Xhavara. Ai tregoi se konflikti me autorin ka qenë i përhershëm dhe se autori ka qenë një person problematik dhe nuk ngurron që të shprehë dhimbjen e tij.

“Na mbylli derën. Ai vetë nuk ka fëmijë, ndërsa neve na la pa baba,”-u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Labovë. Janaq Koleta është përfshirë në një sherr me fqinjin e tij Andrea Xhavarra. Koleta e akuzonte Xhavarrën se i kishte marrë pelën dhe përplasja degjeneroi në dhunë. Në sherr e sipër viktima është shtyrë nga autori dhe është qëlluar me sende të forta duke mbetur i vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin, i cili është penduar për krimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster

Sondazh

Poll