Aktualitet

Vodhi nën kërcënimin e armës autobusin e linjës “Itali-Vlorë”, prangoset pas dy vitesh autori…

20 Qershor 2020, 07:32 Nga DOSJA
Vodhi nën kërcënimin e armës autobusin e linjës

VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar një prej autorëve të grabitjes së autobusit të linjës Itali-Vlorë, të ndodhur dy vite më parë. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë një 35-vjeçar me iniciale Y.M., banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Apelit Vlorë kishte caktuar masën “arrest me burg” pasi akuzohej për “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjithashtu Policia ka prangosur edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë kryer edhe shkelje të tjera të ligjit. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin 5 shtetasve, dy prej të cilëve ishin në kërkim, konkretisht si më poshtë:

Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim. Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.

—-

Policia ka bërë kapjen e shtetasit në kërkim E.B., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është larguar nga vendi i qëndrimit pasi ka qenë me masë sigure “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.

—-

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh.A.,  18 vjeç, M.T., 30 vjeç dhe A.T., 33 vjeç, me banim në Vlorë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të fshatit Peshkëpi, Vlorë, duke udhëtuar me dy automjete Fiat dhe Volksëagen ku pas kontrollit të ushtruar në të dy këto mjete, janë gjetur dhe sekuestruar në total 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores vlore policia e vlores vlore

Sondazh

Poll