Aktualitet

Digjet gjatë natës në Vlorë fuoristada “Mitsubishi”, flakët S’kursejnë as mjetin ngjitur me të

20 Qershor 2020, 07:11 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës në Vlorë fuoristada

VLORË- Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në orët e para të mëngjesit. 

Flakët kanë përfshirë një mjet tip “Mitsubishi Pajero” me targa AA 700 YO, e cila ka qënë e parkuar në lagje. Gjithashtu flakët kanë dëmtuar edhe një makinë ngjitur me fuoristadën, një mjet tip “Opel”.

Ndërkohë ende nuk dihet se kujt i përket makina e djegur. Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbulimin e shkakut të 
zjarrit. 

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makine ne vlore vlore digjet makine ne vlore vlore

Sondazh

Poll