Aktualitet

Plane për një fundjavë në plazh? Zbuloni si do të jetë moti para se të niseni (PARASHIKMI)

20 Qershor 2020, 05:23 Nga DOSJA
Plane për një fundjavë në plazh? Zbuloni si do të

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar të dhëna lidhur me parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, moti iu favorizon që të bëni plane për të shijuar bregdetin pasi paraditja e sotme do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Megjithatë gjatë mesditës dhe më tej, do të ketë vranësira në zonat e veriut dhe ato të verilindjes së vendit (Shkodër e Kukës), madje do të ketë edhe rebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Në zonat bregdetare temperaturat do të variojnë nga: 17 / 27°C; në vendet e ulëta: 15 / 29°C; ndërsa në vendet malore: 11 / 24°C.

Sa i përket erës ajo do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll