Aktualitet

Rasti i parë me koronavirus në Përmet! I infektuari kontakte me Florian Binaj, si e infektoi aktori

20 Qershor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Rasti i parë me koronavirus në Përmet! I infektuari kontakte me

PËRMET- Shënohet rasti i parë me Covid-19 në Përmet. Mësohet se personi i infektuar ka pasur kontakte me aktorin e njohur të humorit, Florian Binaj, i cili u konstatua me Covid-19 disa ditë më parë.

Mësohet se aktori Binaj ka marrë pjesë në një aktivitet në Përmet, disa ditë më parë para se të bënte testin për pandeminë. Disa ditë më parë në fshatin Frashër u zhvillua një festë, ku dyshohet se ka ndodhur edhe infektimi i muzikantit pwrmetar. Lajmin pwr infektimin e tij e ka zyrtarizuar Bashkia e Pwrmetit, duke shtuar se muzikanti është karantinuar së bashku me familjen e tij pasi është infektuar nga koronavirusi.

“Zyrtarisht sot, Përmeti i shtohet hartës së të infektuarve me koronavirus. Një prej muzikantëve përmetarë tashmë është karantinuar së bashkuar me familjen e tij. Nuk ka vend për panike por mos harroni të përdorni maskat dhe higjenë personale të duarve!,”– shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Të dy kanë marrë pjesë në një festë të zhvilluar në fshatin Frashër, duke injoruar ligjin për ndalimin e grumbullimeve gjatë pandemisë së koronavirusit për të parandaluar përhapjen.

Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar nga koronavrusi 1838 persona dhe kanë humbur jetën 42 pacientë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian binaj koronavirusi ne shqiperi permet florian binaj koronavirusi ne shqiperi permet

Sondazh

Poll