Aktualitet

‘Policia s’do tolerojë më!’/ Rama ndaloi grumbullimet, si u shkel me dy ‘këmbë’ urdhri i tij, Bashkia dhe Ambasada

19 Qershor 2020, 21:49 Nga DOSJA
‘Policia s’do tolerojë më!’/ Rama ndaloi

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në Tiranë është mbajtur një koncert në ambjentin e amfiteatrit tek Liqeni Artificial. Koncerti është sponosrizuar nga amabasada holandeze në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit.

Koncerti u ndoq nga dhjetëra spektatorë, të cilët nuk kishin respektuar masat ndaj COVID-19.

Ata janë ulur ngjitur me njëri-tjetrin dhe nuk kanë vendosur as maskë, duke anashkaluar këshillat e specialistëve.

Të gjithë të pranishmit në koncert dhe organizatorët rrezikojnë të ndëshkohen, pasi kryeministri Edi Rama në një njoftim të pak ditëve më parë, ndaloi të gjitha llojet e grumbullimeve, për shkak të rritje së numrit të personave të prekur nga COVID-19. Njëkohësisht kreu i qeverisë paralajmëroi 0 tolerancë për shkelësit.

Aktualisht në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 1838, ku gjatë ditëve të fundit, shifrat kanë kapur majat. Ndërsa në Kosova numëron 1916 të prekur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 83 raste të reja.

 

 

A post shared by #TiranaArtFest (@tiranaartfest) on

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koncerti te amfiteatri koncerti te amfiteatri

Sondazh

Poll