Aktualitet

DINAMIKA/ Qëlloi me armë biznesmenin nga Bulqiza, Policia identifikon autorin, si tentoi i riu t’i vendoste gjobë

19 Qershor 2020, 20:38 Nga DOSJA
DINAMIKA/ Qëlloi me armë biznesmenin nga Bulqiza, Policia identifikon

BULQIZË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet zyrtare lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Gëzim Balla. Ky i fundit ka shkuar në Polici për të denoncuar një person që e kërcënonte në celular dhe i kërkonte para.

Pasi kanë në një vend takimi me agresorin, Policia ka shoqëruar biznesmenin në takimin me personin e identifikuar si Feruzan Shehu. Pasi ka parë që “preja” e tij ka qënë i shoqëruar, agresori i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë Policia ka arritur që ta identifikojë Shehun dhe ka nisur kontrollin e zonës për kapjen e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Policia identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18 të pasdites. Feruzan Shehu telefononte vazhdimisht biznesmenin Gëzim Balla dhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste. Shuma e kërkuar vazhdimisht nga ai ishte 10 mijë euro. Biznesmeni e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë më ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment Shehu qëlloi disa herë drejt tij dhe u larguan. Policia është vënë në kërkim të tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla

Sondazh

Poll