Aktualitet

Tenderi 380 mln lekë apo…? Pse u tentua eliminimi i biznesmenit nga Bulqiza, dy pistat e hetimit, DËSHMIA e tij mund të zba

19 Qershor 2020, 20:05 Nga DOSJA
Tenderi 380 mln lekë apo…? Pse u tentua eliminimi i biznesmenit nga

BULQIZË– Detaje të reja janë mësuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Gëzim Balla, pasditen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:15 minuta.

Dyshohet se shkak për konfliktin me autorin ka qënë tenderi i një rrugë në këtë zonë, që “premtonte” një investim me vlerë 380 mln lekë, para që do të jepeshin nga fondi i Bashkisë në Bulqizë. Ndërsa një tjetër pistë është galeria e kromit. Biznesmeni Balla ka në pronësi një galeri, për të cilën mund të ketë lindur edhe konflikti me atentatorin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18 të pasdites. Feruzan Shehu telefononte vazhdimisht biznesmenin Gëzim Balla dhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste. Shuma e kërkuar vazhdimisht nga ai ishte 10 mijë euro. Biznesmeni e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë më ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment Shehu qëlloi disa herë drejt tij dhe u larguan. Policia është vënë në kërkim të tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla

Sondazh

Poll