Aktualitet

Dështon atentati ndaj biznesmenit të ndërtimit në Bulqizë! Agresori e merrte në telefon dhe i kërkonte 10 mijë euro. Aut

19 Qershor 2020, 19:28 Nga DOSJA
Dështon atentati ndaj biznesmenit të ndërtimit në

BULQIZË– Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Shkon “huq” tentativa për atentat ndaj biznesmenit të ndërtimit, Gëzim Balla. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person, i identifikuar si Feruzan Shehu, kërcënonte me telefonata biznesmenin Balla duke i kërkuar vazhdimisht shumën prej 10 mijë eurosh.

Pas shumë kërcënimeve, Balla vendosi që të kërkonte ndihmë në Polici duke treguar në rajon se merrte telefonata anonime, që i kërkonin para ndryshe do t’i merrnin jetën.

Pasi ka dhënë kallëzimin, Policia ka marrë në përgjim telefonin e biznesmenit për të përgjuar bisedën e radhës. Sërish agresori ka kërkuar paratë. Ka qënë pikërisht ky momenti kur Policia ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që Balla të bashkëpunonte me ta dhe të pranonte ftesën për takim.

I bindur se do të mbrohej nga Policia, biznesmeni ka thënë “po” dhe ka marrë adresën e vendit ku do të takohej me kërcënuesin e tij për t’i dhënë paratë e kërkuara. Kur më në fund, Balla shkon në takim, kërcënuesi i tij vë re se ai ishte i shoqëruar me persona të tjerë. Duke injoruar faktin se ishte i shoqëruar, agresori i ka dhënë një tjetër shans për takim Ballës duke i kërkuar që të ngjitej i vetëm me të në kodër, por ka ndërruar mendje kur ka kuptuar se ai ishte paraqitur në vendtakim me efektivë policie.

Ka qënë pikërisht ky momenti që agresori kaqëlluar me armë zjarri, por ende nuk dihet nëse kishte për qëllim të qëllonte në ajër apo thjesht ka humbur shënjestrën e tij. Aktualisht policia po kreh zonën për arrestimin e kërcënuesit, të cilin e ka identifikuar.

Ndërkohë në menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor, të cilët kanë gjetur në vendngjarje 5 gëzhoja.

Dyshohet se shkak për konfliktin me kërcënuesin ka qënë tenderi i një rrugë në këtë zonë, që “premtonte” një investim me vlerë 380 mln lekë, para që do të jepeshin nga fondi i Bashkisë në Bulqizë. Balla sapo kishte përfituar tenderim për rindërtimin e rrugës 2.2 kilometra Fushë- Bulqizë- Kodra e Danit.

Por nuk përjashtohet as galeria e kromit. Biznesmeni Balla ka në pronësi një galeri, për të cilën mund të ketë lindur edhe konflikti me atentatorin, i cili ka tentuar që t’i vendosë gjobë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla atentat ne bulqize feruzan shehu gëzim balla

Sondazh

Poll