Aktualitet

Gjendet i pajetë në autostradë punonjësi i sigurimit/ 58-vjeçari i ‘plasur’ në tokë, Policia: S’ka shenja dhune!

19 Qershor 2020, 19:45 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë në autostradë punonjësi i sigurimit/

TIRANË– Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë – Durrës, pranë një kompanie koncesionari makinash. Policia e Shtetit ka njoftuar se personi i gjetur i pajetë është një punonjës i një kompanie sigurimi, me iniciale I.D.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 58-vjeçarit  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe fillimisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes se si u gjend punonjësi i pajetë në mes të autostradës. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet personi pa jete ne autostrade personi pa jete ne autostrade

Sondazh

Poll