Aktualitet

Iu vetëvra djali para një viti, gruaja proteston me trëndafil në dorë, tregon DRAMËN: Pres ende përgjigje…

19 Qershor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Iu vetëvra djali para një viti, gruaja proteston me trëndafil

TIRANË– Edhe pse të ndaluara, në Tiranë janë zhvilluar sërish protesta! Një grup njerëzish janë mbledhur për të kundërshtuar një izolim të dytë dhe bërjen e vaksinës me detyrim. Në protestë ka marrë pjesë edhe një grua, e cila ka treguar edhe historinë e saj të trishtë.

Në fjalën e saj para mediave, me një lule në dorë ajo tregon edhe dramën e jetës së saj. Gruaja u shpreh se ende ishte në pritje të një vendimi nga Gjykata për vrasjen e djalit të saj.

Kjo lule është si simbol i gjithë luftrave që janë bërë për liri. Që në krijimin e njeriut, çdo gjë bëhet për jetë dhe shëndet të mirë. Prandaj kudo që ta vë këtë trëndafil është për ata që kanë rënë në luftë, në kohë, aksidentalisht nga inati apo xhelozia dhe prandaj një mesazh për meshkujt që mos të bien pre e viktimave nga politika sepse pa dashje, duke ngritur njërën anë, ne dëmtojmë anën tjetër. Çdo njeri ka nivelin e vet. Ky trëndafil është një motiv që kjo qeveri duhet të përgjigjet për çdo vdekje, që njeriu të ikë nga kjo botë kur t’i vijë mosha, jo para kohe. Para një viti, mu aksidentua djali, mu vetëvra, jam në prokurori, kërkoj vendimin, të shohim çfarë do të vendosë gjykata”, tha ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kundër vaksinës ndaj covid-19 protesta kundër vaksinës ndaj covid-19

Sondazh

Poll