Aktualitet

“Babale”/ Zagani rrëfen bisedën me Albert Nushin: Më tha përfito, por mos u shpërfytyro

2 Prill 2019, 18:58 Nga DOSJA
“Babale”/ Zagani rrëfen bisedën me Albert Nushin: Më

TIRANË- Ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga opozita nga dosja “Babale”.

Ndërsa ndodhet për strehim politik në Zvicër, Zagani ka publikuar një postim në rrejtet sociale, i cili rrëfen një bisedë të bërë më herët me atë që e quan si “Berti i përgjimeve”. 

Zagani shprehet: “Degjoj ne media keto pergjimet e Babalo-parodise dhe kuptoj se pse Berti me komentonte dikur ne nje status qe vija ne loje “ndershmerine” e ish Ministrit Saje, lidhur me bashkepunimin e frutshem te tije ne trustin e fruta-perimeve Habilaj ne Vlore…dhe arrinte ky “shoku im” Berti i pergjimeve te sotme, te me thoshte mua qe “perfito sa te duash por mos u shperfytyro”, pra Berti pergjimeve te Babalo-parodise me thoshte qe une duke fole ato qe dija dhe kisha bere ne pune po shperfytyrohesha…!”

Postimi i plotë:

“SHPERFYTYRIMI” im dikure dhe ndjesia qe kam kur degjoj pergjimet e Babalo- parodise?!?!

Sa shume ndryshojne njerzit kur vihen ne sherbim te se keqes…!

Degjoj ne media keto pergjimet e Babalo-parodise dhe kuptoj se pse Berti me komentonte dikur ne nje status qe vija ne loje “ndershmerine” e ish Ministrit Saje, lidhur me bashkepunimin e frutshem te tije ne trustin e fruta-perimeve Habilaj ne Vlore…dhe arrinte ky “shoku im” Berti i pergjimeve te sotme, te me thoshte mua qe “perfito sa te duash por mos u shperfytyro”, pra Berti pergjimeve te Babalo-parodise me thoshte qe une duke fole ato qe dija dhe kisha bere ne pune po shperfytyrohesha…!

Ehhh…sa i lumtur jam qe u “shperfytyrova” duke thene te vertetat e mija o Berti, dhe qe nuk u bera lolo me llumin qe degjoj ne keto pergjime…!

P.S..se pse me duket sikur e kam jetuar live kete Babalo-parodine kur degjoj zerat shume te njohur per mua ne pergjime, ndoshta edhe pse ky aktori Alizoti se ça me kujton ne bisedat me ish koleget e mi dikure??, ,,,,ndoshta miqesi te vjetra…ndoshta..?.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert nushi dosja babale dritan zagani përgjimet e reja babale albert nushi dosja babale dritan zagani përgjimet e reja babale

Sondazh

Poll