Aktualitet

“Bosi i kokainës”, arrestohet në Gjermani shqiptari që bënte jetë luksoze (EMRI)

2 Prill 2019, 18:36 Nga DOSJA
“Bosi i kokainës”, arrestohet në Gjermani shqiptari

ITALI- Një shqiptar në Gjermani ka rënë prangat e Policisë, pasi cilësohet nga mediat si bosi i trafikut të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin, Artan Seferi 32-vjeç, i cili ishte në kërkim nga Policia, pasi kishte thyer masën e arresti të vendosur më parë nga gjykata.

Sipas mediave në Itali, Seferi ishte me arrest shtëpie në Itali, por u arratis drejt Gjermanisë ku dhe u arrestua. Shqiptari arriti të arratisej dhe të fshihej tek disa të afërm në Gjermani, por shumë shpjet u zbulua nga Policia.

Mediat italiane bëjnë me dije se 32-vjeçari prej disa vitesh zotëronte një treg të lulëzuar kokaine e heroine në zonën e Padovës, Trevisos dhe Vicencës. Të ardhurat e tij nga shitja e lëndëve narkotike shkonin deri në 120 000 euro në muaj gjë e cila i mundësonte një jetë luksi.

 Seferi edhe pse ishte nën hetim nuk nguronte që të  shpenzonte shuma marramendëse madje duke blerë edhe dy makina luksoze brenda një muaji. Ai ishte pikasur nga Policia që në 2015-ën dhe kohët e fundit u arrestua dhe tashmë do vuajë dënimin që do vendosë Gjykata.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan seferi bosi i kokaines shqiptari i arrestuar ne itali artan seferi bosi i kokaines shqiptari i arrestuar ne itali

Sondazh

Poll