Bota

“Mos rrini duke kritikuar Trump-in”/ Grenell i përgjigjet eurodeputetes gjermane: Merru me punën tënde, hiq vizat për Ko

19 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
“Mos rrini duke kritikuar Trump-in”/ Grenell i përgjigjet

KOSOVË– I dërguari posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon.

Kjo e fundit ka reaguar me ironi, duke e pyetur nëse ka pasur rezultat për marrëveshjet e tij të mëparëshme.

 “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit?”- ka shkruar  Von Cramon.

Ndërkohë Grenell i është përgjigjur duke i kërkuar që të kujdeset më shumë për detyrën e saj, në lidhje me heqjen e vizave.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka në lidhje me administratën Trump dhe gjithçka ajo bën për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: heqjen e vizave për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët për plot 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell në një postim në Twitter.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota richard grenell viola von cramon richard grenell viola von cramon

Sondazh

Poll