Politike

Meta jep lajmin: Të hënën do takohem me Zef Mazin, përmbushja e kushteve prioritet i të gjithëve

19 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Meta jep lajmin: Të hënën do takohem me Zef Mazin,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se ditën e hënë do të takohet me kryenegociatorin Zef Mazi. Në fjalën e tij, Meta tha se pret që të ketë një bashkëpunim të mirë, pasi njihet me Mazin prej tre dekadash.

Ditën e hënë do të kem një takim me zotin Mazi. Me të kam një bashkëpunim gati tre dekada dhe do diskutojmë dhe për këto sfida. Përmbyshja e 15 kushteve është prioritet i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot  konferencën e së premtes me gazetarët dhe ka analizuar situatën politike në javën e fundit. Meta ka folur për kthimin e ligjeve në Kuvend dhe tha se do kthejë çdo dokument antikushtetues. Kreu i shtetit foli për ekonominë dhe tha se situata është e keqe. Më tej njoftoi dhe takimin që do ketë me Zef Mazin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 19 qershor zef mazi ilir meta konferenca e metes 19 qershor zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 09:40

TIRANË- Qeveria shqiptare ka hapur sot garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën për të detajuar më tej këtë pro...