Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë/ Flasin familjarët: Dy makina i prenë rrugën, Gabriel Tartaraj e qëlloi me thikë në zemë

19 Qershor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë/ Flasin familjarët: Dy

VLORË- Flasin familjarët e Aleksandër Petanajt, që u vra mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ata kanë treguar se viktima dhe autori ishin konfliktuar dy ditë më parë. Sipas tyre mbrëmë dy makina i kanë prerë rrugën 25-vjeçarit në Pyllin e Sodës, ku gjatë një sherri Gabriel Tartaraj  e vrau me thikë në zemër. Ata kanë deklaruar më tej se vrasësi ka qenë shok klase me vëllain e Aleksandërit.

“Aleksandri po kthehej në shtëpi rreth orës 22:00. Po ecte me biçikletë nga Vlora drejt shtëpisë. Në pyllin e Sodës i dolën dy makina me 15 persona.  Fillmisht donin ta trembinin Aleksandrin. Pas kësaj gjithçka degjenori në sherr.  Me 15-vjeçarin Aleksandri ishte konfliktuar 2 ditë më parë. Vrasësi ka qenë shok klase me vëllain e Aleksandërit”, u shprehën ata për Faxnews.al.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjen e djeshme në Pyllin e Sodës, ku pas një konflkti 15-vjeçari vrau me thikë në zemër Aleksandër Petanajn. Gjatë sherrit viktima hyri për të mbrojtur vëllain e tij, por 15-vjeçari Gabriel Tartaraj e goditi me thikë. Policia ka arrestuar autorin, ndërkohë po punon edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër petanaj vritet me thikë i riu në vlorë aleksandër petanaj vritet me thikë i riu në vlorë

Sondazh

Poll