Aktualitet

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame: Problemi i pronave ka 30 vite që nuk zgjidhet

19 Qershor 2020, 12:47 Nga DOSJA
Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame: Problemi i

VLORË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka folur sot për problemin në Kadastrën e Vlorës, që prej disa vitesh është pa drejtor. Në një deklaratë për mediat, Lame u shpreh se problemi i pronave ka 30 vite që ekziston në Shqipëri dhe nuk po merr zgjidhje.  Ai më tej tha se në këtë institucion mund të ketë sërish lëvizje, por procesi i legalizimit të pronave do të përfundojë.

Njerëzit para kamerave janë të axhituar, pas kamerave më thonë “më fal” dhe na japin besim. Në Vlorë lëvizje do ketë sërish. Ka 30 vite që shteti nuk ka mundur ta zgjidh problemin e pronave. Por këtë herë do të përfundojë. Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më problematike në vend. Problematik ka që nga krijimi i ZVRP e deri sot. Për 25 vjet janë tallur me njerëzit. Për këtë arsye rregjistrimi i pronave i është hequr kadastrës së Vlorës dhe po kryhet nga ekipe të Tiranës. Nga Kadastra e Vlorës do dëgjoni sërish lajme së shpejti”, tha Lame.

Këto deklarata i ka bërë gjatë një vizite në Himarë ku ka folur me banorët për problemet e tyre me pronat. Ai është përplasur me disa qytetarë, të cilët i kanë kërkuar llogari.

Prej më shumë se dy vitesh në Kadastrën e Vlorës ka lindur një problem i cili nuk po merr zgjidhje. Drejtorët e këtij institucioni japin dorëheqjen, pasi nuk firmosin dot për disa prona në Jalë, deri tani janë larguar 10 drejtorë dhe ky institucion tashmë është pa titullar. 

LISTA E DREJTËRËVE TË LARGUAR

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame kadastra e vlores problemi i pronave artan lame kadastra e vlores problemi i pronave

Sondazh

Poll