Sport

Zbulohet drejtpërdrejt në emision, një yll i Superligës shqiptare firmos për dy vite në Poloni!

18 Qershor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Zbulohet drejtpërdrejt në emision, një yll i Superligës

Sherif Kallaku do të luajë sezonin e ardhshëm në Poloni. Moderatori i emisionit “Pressing” në ABC News, Gerti Çarçani, ka zbuluar në hyrje të emisionit se fantazisti i Teutës do të luajë me skuadrën e Slask. Ndër të tjera mësohet se mesfushori do të nënshkruajë për dy vite dhe mbetet të zyrtarizohet gjithçka për pak ditë

Kallaku rinovoi me Teutën pak kohë më parë dhe durrsakët kanë pranuar ofertën e polakëve. Momentalisht nuk zbulohen shifra, por ajo që dihet ka të bëjë me interesimin e shumë skuadrave për shërbimet e mesfushorit, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria U21.

Kallaku ka qenë një nga liderët e Teutës këtë sezon, madje është shënuesi më i mirë i skuadrës me nëntë gola. Dëshira e tij për të luajtur jashtë vendit po bëhet realitet dhe Slask do të jetë një stacion i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit.

Klubi polak nuk është i panjohur në vendin tonë, pasi më parë aty është aktivizuar edhe Sebino Plaku. Në shkuarën në kampionatin polak kanë shtegtuar emra si Armando Sadiku e Besnik Hasi, në një klub të madh si Legia e Varshavës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kallaku poloni teuta kallaku poloni teuta

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2020, 17:11

ANGLI-Mia Khalifa, ish-aktorja e filmave për të rritur, ka braktisur industrinë pornografike për t’u bërë një prezantuese sportive. 27-vjeçarja është shu...