Politike

Parlamenti Evropian miraton kërkesën deputetëve të PPE, vendosen 15 kushte paraprake për Shqipërinë para nisjes së negoc

19 Qershor 2020, 07:12 Nga DOSJA
Parlamenti Evropian miraton kërkesën deputetëve të PPE,

BRUKSEL- Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten në mbrëmje miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane. Tashmë Shqipëria duhet të përballet dhe me 15 kushte të tjera, t’i plotësojë ato dhe më pas të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare me shtetet antare.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE.  Nga ana tjetër  Taulant Balla paraqiti një kërkesë në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok, por kërkesa e tij u rrëzua. 

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat. Edhe opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama dhe sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit.

Kërkesa e PPE është dorëzuar amendamentin për rezolutën mbi Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së PPE-së theksohet se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare. Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka mohuar ekzistencën e 15 kushteve, duke thënë se gjithçka është një mashtrim. Po ashtu Rama dje prezantoi dhe kryenegociatorin Zef Mazi dhe tha se ka nisur puna për vijimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be kushtet per shqiperine partitë popullore evropiane pe vendos 15 kushte per shqiperine integrimi i shqiperise ne be kushtet per shqiperine partitë popullore evropiane pe vendos 15 kushte per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 18:30

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve  për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë...