Politike

Infektimi i dy vëllezërve Budina, Rama: Më vjen keq sinqerisht, por duhet të bëjmë kujdes, virusi nuk ka ikur!

19 Qershor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Infektimi i dy vëllezërve Budina, Rama: Më vjen keq sinqerisht,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar infektimin e dy vëllezërve Robert dhe Edmond Budina me COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu uron të dyve shërbim të shpejtë dhe bën thirrje që të gjithë të respektojnë rregullat.

Kryeministri është hera e parë që komenton rastin e infektimit të një personi me emër me COVID-19.

Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!

— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2020


Dosja.al raportoi sot lajmin e infektimit të dy vëllezërve Budina. Ne kontaktuam edhe me z.Robert Budina, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje. Për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe nuk kanë patur komplikime për shkak të virusit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi robert budina me covid edi rama koronavirusi ne shqiperi robert budina me covid

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 09:40

TIRANË- Qeveria shqiptare ka hapur sot garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën për të detajuar më tej këtë pro...