Politike

U përmend dje në Kuvend, Lefter Maliqi i ashpër me Ramën: Do të zhvesh lakuriq, kam videot tek lokali i Dash Pezës. Sot fi

19 Qershor 2020, 08:09 Nga DOSJA
U përmend dje në Kuvend, Lefter Maliqi i ashpër me Ramën: Do

TIRANË- Deputeti i pavarur Lefter Maliqi i është përgjigjur Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Maliqi me tone të forta ka kërcënuar kreun e qeverisë duke thënë se kundër tij disponon video dhe shumë shpejt do t’i bëjë publike. Sipas deputetit nga sot fillon lufta e vërtetë me Edi Ramën, “pasi u hapën letrat” dhe premtoi se përballja do ishte e ashpër. Maliqi përmendi disa herë fjalën video dhe lokalin e ish-deputetit Dashamir Peza, duke thënë se aty janë bërë të gjitha pazaret.

Rama doli dje dhe foli për mua. Dje në mungesën time pa më përmendur emrin dhe duke parë që nuk isha në rresht me të më kishte përmendur mua, foli para deputetëve të opozitës duke i përdorur ata. Nëse është burrë let ëvijë të përballet me mua, sot fillon deklarata e parë e imja dhe do tregoj çdo ditë se çfarë njëriu është ky dhe çfarë monstre është. Do ta zhvesh lakuriq siç është”, ishte kërcënimi i parë i Maliqit.

Më tej deputeti kujtoi Dritan Priftin dhe tha se njësoj si videot e bëra publike nga ai do të tregohen shumë shpejt. “Se vdiq Dritan Prifti dhe do harrohen videot. Ta harrojë, nuk mungojnë kasetat tek lokali i Dash Pezës. Unë kam video që do i bëjë shumë shpejt publike, se tani fillon përballja ime me të. Dua ti them se dhe ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Unë di shumë për të dhe do t’i bëjë publike shumë shpejt. Po i them që paketorin e ke aty në krah të djathtë. Dje ky njëri kërcënoi me mesazhe zotin Basha, por i ka dalë boja”, shtoi ligjvënësi.

Më tej ai foli sërish për Dritan Priftin duke thënë se ish-deputetin e ka përdorur Rama për të bërë dhunë kundër Policisë. “Dritan Prifti është përdorur nga ky palaço për trazirat e tij në 21 janar, se ai e ka përdorur për të bërë dhunë kundër Policisë së Shtetit. Shpresoj që këtë deklaratë ta dëgjojë dhe ambasada e SHBA dhe ta kuptojë se çfarë monstre kemi në qeveri. Ky duhet të iki dhe do iki nga votat e qytetarëve. Le të vijë të përballet dhe është i humbur me mua”, tha deputeti.

Më tej Maliqi ka folur dhe për deputetët e opozitës së re duke thënë se ata janë të kapur nga Rama dhe vetëm ai është opozitar i vërtetë. “Unë jam në opozitë në atë parlament, le të vijë e të përballet me mua”, u shpreh Maliqi.

Por pse erdhi kjo deklaratë e fortë e Maliqit?

Një ditë më parë nga foltorja e Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar kundër Lefter Maliqit. Rama nuk e përmendi me emër deputetin, por tha se është një rast unikal. Sipas Ramës, Maliqi ka qenë në listat e PD e ka bërë fushatë për PS-në dhe tani është deputet në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi maliqi i pergjigjet rames maliqi kercenon ramen edi rama lefter maliqi maliqi i pergjigjet rames maliqi kercenon ramen

Sondazh

Poll