Bota

Richard Grenell akuza kundër Albin Kurtit: Politika e tij ishte në kundërshtim me SHBA-në

19 Qershor 2020, 06:39 Nga DOSJA
Richard Grenell akuza kundër Albin Kurtit: Politika e tij ishte në

KOSOVË- I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar raportin e tij me ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qeverisjen e këtij të fundit. Në një reagim për Ekspress në Kosovës, Grenell u shpreh se Kurti gjatë qeverijës së tij ka punuar në kundërshtim me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti kishte shumë mundësi të punonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ai vendosi që nuk e dëshiron këtë, sepse ai e kishte një politikë që ishte në kundërshtim me politikën tonë. Ai do të mund të provonte të shkonte përpara dhe të thoshte se politika e tij është më e mirë. Nuk do të zgjatem. Kjo është e tëra që do të them për Kurtin”, shprehet Grenell.

I dërguari i SHBA, ka pasur raporte të tensionuara me Albin Kurtit. Ish-kryeministri ka akuzuzar diplomatin që ka ndërhyrë në rrëzimin e qeverisë së tij dhe ka pasur në plan shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Këto akuza janë mohuar gjithmonë nga emisari i Trump, i cili është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk pëlqehet prej tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti richard grenell albin kurti richard grenell

Sondazh

Poll