Sport

Kupa e Italisë i ndryshon mendjen menaxherit, e ardhmja e Hysajt tani do të jetë tjetër

18 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Kupa e Italisë i ndryshon mendjen menaxherit, e ardhmja e Hysajt tani do

Elseid Hysaj do të largohej nga Napoli në merkaton e verës, por fitorja e Kupës së Italisë dhe puna e trajnerit Gennaro Gattuso mund të ndryshojë të ardhmen e shqiptarit. Agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, ka folur në Radio Kiss Kiss duke vendosur theksin te ndryshimet e shumta në ekip.

“Gjërat kanë ndryshuar nën drejtimin e Gattusos dhe ne kemi folur me klubin për situatën e Hysajt. Ne po flasim gjithashtu për rinovimin e lojtarëve Giovanni Di Lorenzo dhe Mario Rui.

“Është një grup fantastik. Ata të gjithë vrapuan duke përqafuar Gattuson pas rënies së bilbilit. Kjo tregoi se sa shumë e vlerësojnë dhe e duan teknikun e tyre”, – tha ai. Shkodrani i kombëtares shqiptare mund të mbetet te Napoli dhe të rinovojë kontratën.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll hysaj merkato futboll hysaj merkato

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2020, 17:11

ANGLI-Mia Khalifa, ish-aktorja e filmave për të rritur, ka braktisur industrinë pornografike për t’u bërë një prezantuese sportive. 27-vjeçarja është shu...