Politike

“Asnjë nuk e ka zbatuar kontratën”, Kryemadhi: Ka një konsensus për koncesionet, do të anulohen

18 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
“Asnjë nuk e ka zbatuar kontratën”, Kryemadhi: Ka një

TIRANW-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë në emsionin “Opinion”, se ka rënë dakord me PD për të anuluar të gjithë koncesionet e dhëna nga qeveria Rama. Menjëherë ndërhyri moderatori i emisionit, i cili i kujtoi se për të bërë një gjë të tillë, duhet t’i drejtohet gjykatës së arbitrazhit. Kryemadhi iu përgjigj Fevziut, duke thënë se gjykata e arbitrazhit do t’i japë të drejtë, pasi asnjë nga koncesionarët nuk e ka respektuar kontratën.

Kryemadhi: Sigurisht që ka dakordësi për koncensionet, të gjitha do të anulohen.

Fevziu: Si do të anulohen? Ato shkojnë në gjyq ndërkombëtar.

Kikia: Kështu tha edhe Rama kur ishte në opozitë.

Fevziu: Ato zgjidhen në Arbitrazhin e Vienës, kjo e fundit nuk njeh vullnet politik, njeh ligj. Ka votuar Parlamenti Shqiptar, nuk e njeh ngjyrën e Parlamentit.

Kryemadhi: Çdo koncension që është dhënë, është dhënë edhe me një garanci. Sepse, koncensioni i sterilizimit, të mjeteve operatore të shëndetësisë, është dhënë përballë numrit të operacioneve që ka marrë përsipër dhe që ka një plan pune QSUT-ja. Cili koncension, duke filluar që nga ‘Check-up’, ‘Sterilizimi’, vazhdojmë pastaj me laboratorët sot, sepse një nga problemet që ka sot, është sepse do të privatizojë laboratorët, prandaj nuk bëri testimin e shqiptarëve për COVID-19. Vazhdojmë te rrugët e shumë gjëra të tjera të cilat, mjafton që po të kesh dëshirën e mirë për t’i parë do të shikoni që të gjitha koncensionet… që në momentin që i ka miratuar pastaj se një pjesë janë pa Parlament, pjesa tjetër që është në Parlament asnjëri nga koncensionarët nuk e ka zbatuar koncensionin dhe mua automatikisht ky koncension më bie dhe nuk ka arbitrazh t’ju japë të drejtë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi reforma zgjedhore monika kryemadhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 18:30

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve  për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë...