Politike

“Topi në fushën e Bashës”, Kryemadhi s’i kursen komplimentat për aleatin: Bëri gol nga një distancë e largët

18 Qershor 2020, 20:03 Nga DOSJA
“Topi në fushën e Bashës”, Kryemadhi s’i kursen

TIRANË- Para arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të PD, Lulzim Basha për ta pranuar atë duke thënë se “topi ndodhet në fushën e tij”.

E ftuar sot në emisionin “Opinon”, aleatja e Lulzim Bashës në opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryeadhi u pyet për vlerësimin e saj për mënyrën se si veproi kreu i demokratëve.

PJESË NGA EMISIONI: 

Marsela Karapanxho – Me topin që Yuri Kim i la zotit Basha përpara porte zoti Basha sipas jush bëri gol apo autogol?

Monika Kryemadhi – Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një ditancë shumë e largët. Dhe jo zoti Basha por e gjithë opozita.

Marsela Karapanxho – Kush ka humbur më pak nga reforma zgjedhore?

Monika Kryemadhi – Unë them që këtu ka humbur ai që donte të mbushte kutitë siç i mbushi me 30 qershor

Marsela Karapanxho – Do të jeni ju me Partinë Demokratike së bashku, do kërkoni strehë tëk listat e PD, thjeshtë në koalicione apo do kërkoni edhe emra të përfshirë në lista?

Monika Kryemadhi – LSI asnjëherë nuk e fut lugën tek pjata e tjetrit. Për këtë të jesh e bindur edhe sot më shumë se kurrë në situatën në të cilën jemi.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi reforma zgjedhore monika kryemadhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 18:30

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve  për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë...