Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Studimi për qumështin e lopës, konsumi i tij ka efekte pozitive në rënien nga pesha

2 Prill 2019, 14:55 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ Studimi për qumështin e lopës, konsumi

Sipas një studimi nga Dr. Michael Mosley qumështi me shumë yndyrë ndikon pozitivisht në shëndetin dhe organizmin e njeriut. Ai dëshmon se në vitet 1970 të gjithë konsumonin qumështin që mund ta siguroje nga kafshët si lopa apo delja, ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar. Pas një paralajmërimi se konsumi i qumështit me shumë yndyrë mund të bllokojë venat dhe arteriet në organizmin e njeriut.

Të shqetësuar nga kjo shumë njerëz filluan të konsumonin qumështin e skremuar duke e zëvendësuar plotësisht qumështin e lopës.

Si rezultat, britanikët po konsumojnë një të tretën e qumështit se 30 vjet më parë dhe numri është gjithmonë në rënie. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një e treta e njerëzve nën moshën 35 vjeçare, zgjedhin të konsumojnë qumësht që mund të merret nga bimët apo pemët e frutave, si: sojë, bajame ose kokosi.

Rreth 60 për qind e popullsisë globale ka të njëjtin problem, nuk ka laktazën enzimë që ndihmon në tretjen e sheqernave në qumështin e lopës, të quajtur laktozë. Për këta njerëz, qumështi mund të çojë në simptoma të pakëndshme siç janë acarimi i stomakut, gazra dhe fryrjet e barkut.

Nëse për arsye të ndryshme vendos të mos konsumosh më qumështin nga kafshët e buta, atëherë kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj negativisht. Qumështi i lopës përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore, siç është niveli i lartë i proteinave dhe vitaminës B12. Sigurisht, qumështi i lopës është i vetmi lloj që përmban enzimat e nevojshme për rënien nga pesha.

Studimet kanë treguar se ‘qumështi’ që merret nga bimët përmban vetëm dy për qind të sasisë së gjetur në qumështin e lopës. Ju gjithashtu mund të merrni jodin nga konsumi i  algave të detit, por qumështi i lopës mbetet deri tani burimi kryesor i jodit në dietat e rëndësishme ushqimore.

Një studim i vitit 2011 i disa vajzave adoleshente britanike, rreth 70 për qind kishin nivele jodi shumë më poshtë se minimumi. Jodi është një hormon i lëshuar nga tiroidet që kontrollon sa efektiv është trupi juaj në konvertimin e ushqimit në energji, i njohur edhe si norma metabolike. Nivelet e vazhdueshme dhe të ulëta të jodit çojnë në shterimin e këtij hormoni dhe ngadalësimin e funksioneve jetësore trupore, duke përfshirë djegien e energjisë. Është ajo që njihet si një gjendje “hipotireoze”, e cila çon në shtim në peshë dhe në ndryshime në humor.

Qumështi me yndyrë të plotë mund të ketë trefishin e përmbajtjes së yndyrës, por gjithashtu përmban 90 herë sasinë e yndyrnave të omega-3 që gjenden në qumështin e skremuar dhe rreth dy herë më shumë se gjysma e skremuar, procesi i heqjes së yndyrës përmban vitamina të tilla si: Vitamina A dhe Vitamina D. Qumështi me yndyrë të plotë mund të ndikojë pozitivisht tek trupi që ka nevojë për rënien nga pesha, sipas Daily Mail. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konsumi i qumeshtit qumeshti i bajames qumeshti i lopes konsumi i qumeshtit qumeshti i bajames qumeshti i lopes

Sondazh

Poll