Aktualitet

Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shtyhet seanca e parë e Llallës në Gjykatën e Posaçme

18 Qershor 2020, 15:49 Nga DOSJA
Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shtyhet seanca e parë e

TIRANË – Gjyakata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën e sotme ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen u bë kërkësa e avokatit mbrojtës, Sokol Hazizaj, për t’u njohur me dosjen. Kërkesa e tij u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shtyu seancën më 3 korrik në orën 10:00.

Adriatik Llalla akuzohet nga SPAK për mosdeklarim, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasururisë, vepër të cilën e ka kryer tre herë. Për këtë vepër, kodi penal parashikon gjobë deri në 3 vite burg.  Hetimi ndaj Llallës nisi më 15 mars të 2018-ës nga Prokuroria e Durrësit. Përveç veprave të sipërpërmendura, ai u akuzua edhe për “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”.

Më pas dosja kaloi në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila vendosi sekuestro ndaj pronave të tij, një apartament 67m2 Durrës, një sipërfaqe toke prej 22 mijë m2 në periferi të Tiranës Në përfundim të hetimeve SPAK e mori të pandehur Llallën për “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla shtyhet seanca ndaj adriatik llalles adriatik llalla shtyhet seanca ndaj adriatik llalles

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 15:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.Vendimi i zgjeruar pritet të d...