Aktualitet

Studimi më i fundit për COVID-19, mjeku Sallabanda: Nuk ka nevojë të qëndrojmë për 14 ditë në karantinë

18 Qershor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Studimi më i fundit për COVID-19, mjeku Sallabanda: Nuk ka nevojë

TIRANË- Mjeku Kitas Sallabanda nga Madridi ka folur në lidhje me rezultatet e një studimi të fundit në Spanjë për COVID-19. Në një lidhje për “Byro Politike”, Sallabanda është shprehur se tashmë nuk është e nevojshme të rrimë për 14 ditë në karantinë, pasi agresiviteti i virusit zhduket për 14 ditë.

Pas një jave agresiviteti I virusit bie. Ajo teori që kishim deri tashti që duhet të rrinim 14 ditë në karantinë, nuk bazohet sot në gjendjen aktuale, por për 7 ditë zhduket agresiviteti“, tha Sallbanda.

Në lidhje me imunitetin e tufës mjeku tha se jemi ende larg.

Jemi shumë larg, nëse do luftojmë këtë virus nuk duhet të bëjmë imunitetin e tufës, sepse nuk e kemi arritur“, vijoi ai.

Në lidhje me uljen e virulencës me ngritjen e temperaturave, Sallabanda u shpreh se është një e dhënë që po vërtetohet.

Kjo është një e dhënë që po vërtetohet. Në mënyrë të qartë ka rënë aftësia e transmetimit. Unë kam qen i teorisë që me ardhje e beharit, virulenca do të bjeri“, u shpreh mjeku.

Ai pati kritika edhe për spitalet në Shqipëri, duke thënë se është e patolerueshme që të sëmurët të mos kenë maska.

“Është e patolerueshme që mjekët të ikin pa maska. Është e patolerueshme që të sëmurët të mos kenë maska, dhe është e patolerushme që të ketë të afërm në dhomën e të sëmurit nëse nuk ka nevojë”, përfundoi Sallbanda.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda koronavirusi ne bote kita sallabanda koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll