Aktualitet

Gjykata e Lartë nis punën: Kemi shqyrtuar 180 çështjet penale emergjente

18 Qershor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë nis punën: Kemi shqyrtuar 180 çështjet

TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur punën. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka gjykuar çështjet të karakterit specifik që kishin emergjencë gjyqësore. Më tej bëhet me dije se çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas rifillimit veprimtarisë, ka gjykuar në dhomë këshillimi çështjet që, për shkak të karakterit të tyre specifik, përbënin emergjencë për aktivitetin gjyqësor jo vetëm të Gjykatës së Lartë por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit. Në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve, etj.

Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, kolegji penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal. Veç të tjerave, ky kolegj ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur pa u gjykuar”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjykata e lartë

Sondazh

Poll