Aktualitet

U arrestua si pjesë e bandës së grabitësve të kokainës, gardisti shfajësohet para gjykatës: Kam qenë efektiv i mirë, s

18 Qershor 2020, 13:36 Nga DOSJA
U arrestua si pjesë e bandës së grabitësve të

TIRANË -Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plani për grabitjen e 4 kg kokainë në shtëpinë e 45-vjeçarit E.M. në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë. Për këtë ngjarje policia arrestoi 7 persona, në mesin e të cilëve edhe punonjsi i Gardës së Republikës, 31-vjeçar me iniciale A.K. ,pasi akuzohej për prodhim dhe për shitje të lëndëve narkotike.

Ky i fundit mësohet se është shprehur në gjykatë se është efektiv i mirë dhe s’ka lidhje me ngjarjen.

Kam qenë snajperist, kam qenë efektiv i mirë, s’kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë 31-vjeçari.

Megjithatë organi i akuzës këmbënguli se efektivi i ka dhënë armën e shërbimit Spartak Qokut, njërit prej grabitësve. Ndërkohë E.M. mohoi të ketë pasur drogë në shtëpi, por është mbajtur nën hetim, pasi një shok i tij ka furnizuar grupin me informacione dhe dyshohet se përfaqëson një bandë kriminale.

Sipas hetimeve të prokurorisë, natën e ngjarjes, E.M. kishte dëgjuar zhurma në oborin e shtëpisë së tij, por nuk u kishte kushtuar rëndësi. Më pas gardisti me grupin e tij, tentuan të futeshin nga ballkoni i shtëpisë dhe pasi ta kërcënonin, kishin planifikuar t’i grabisnin drogën, për të cilën kishin informacion se e mbante në shtëpi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gardisti shçba arrestohet gardisti shçba

Sondazh

Poll