Aktualitet

Hodhi qesen me kanabis dhe ia futi vrapit sapo pa policinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

18 Qershor 2020, 13:53 Nga DOSJA
Hodhi qesen me kanabis dhe ia futi vrapit sapo pa policinë, arrestohet

TIRANË- Policia ka sekuestruar një 32-vjeçar me iniciale E.P. për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 342gr kanbis.

Lëndën narkotike 32-vjeçari e kishte futur brenda një qeseje, të cilën e ka hedhur në tokë sapo ka parë policinë. Materialeti i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga 1 shtetas, për shpërndarje të lëndëve të narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 342 gr. lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin e koduar “Korrieri”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë. Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari me kanabis arrestohet 32 vjecari me kanabis

Sondazh

Poll