Politike

“Nuk janë 15 kushte, por me mijëra”/ Rama prezanton kryenegociatorin për negociatat me BE-në: Zef Mazi mund të kërkojë llogari nëpër ministri, ne do të plotësojmë kërkesat e tij

  • Rama flet për negociatat: Nuk ka një datë se kur do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare
  • A do takohet me Metën? Rama: Integrimi nuk është muhabet, jam gati të ulem
  • Mazi: Do jem avokati i shtetit tim, me Metën do takohem shumë shpejt
  • Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi. Ai është shprehur se për hapjen e negocitave nuk kan 15 kushte, por me mijëra. Rama theksoi se qeveria nuk "i lan duart" për çështjen e negociatave me krijimin e grupit negociator.
    Featured image of article: “Nuk janë 15 kushte, por me mijëra”/ Rama prezanton kryenegociatorin për negociatat me BE-në: Zef Mazi mund të kërkojë llogari nëpër ministri, ne do të plotësojmë kërkesat e tij

    Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori është Zef Mazi. Gjatë një komunikimi për mediet kreu i qeverisë deklaroi se Mazi ka një rol shumë të rëndësishëm dhe mund të kërkojë llogari edhe mbi qeverinë shqiptare në lidhje me kushtet e vendosura nga BE-ja. Rama u shpreh më tej se opozita nuk duhet vetëm të flasë për integrimin, por edhe të bashkëpunojë  përtej konflikteve. Rama nënvizoi  se për hapjen e negociatave, nuk ka 5, 9 apo 15 kushte, por me mijëra.

    Ndërsa, kryenegociatori Mazi tha se kemi shumë detyra para dhe se puna që i është ngarkuar është e vështirë.

    “Detyra që kemi para është shumë e vështirë. Është një nder i madh për mua, por është një detyrë e vështirë. Ju kryeministër përmendët mijëra faqe, janë 130 mijë faqe, në 35 kapituj, ndaj ka shumë rëndësi ekipi, sukses i misionit, është kur ekipi funksion i koordinuar duke ruajtur ritmin e kryerjes së detyrave, as ulje e as nxitim i madh, se këtu kemi maratonë të gjatë dhe eksperienca është që ato që na ka treguar se ata që e nisin me vrap nuk bëjnë dot as gjysmën, është garë e gjatë, qëllimi është i madh dhe është i njëjtë. Detyra ime do jetë që tu dëgjoj, sqaroj ,kërkoj pa asnjë shmangie e ulje ritmi duke biseduar me gjithë aktorët, pasi ka nevojë të plotë të mbështetjes, presidentit, kryetarit të parlamentit, qeverisë, akademikëve shoqërisë civile, mediave. ”, u shpreh kryenegociatori Mazi. 

    Fjala e Ramës:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “E kam në krahun tim të majtë në tavolinë, por ai i qëndron diplomacisë as majtas e djathtas, por interesa e të kombit. Është më shumë se një diplomat, falë kontributit në agjencisë e teknologjisë bërthamore dhe formulimin e politikave afatgjata për një botë të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe jo pak në botën e sotme dhe në një farë mënyrë përfaqëson të dyja anët e medalje e 30 viteve të fundit.Nga ana tjetër këtu sëbashku me përfaqësuesit e mediave janë të ftuar edhe koordinatorët e rrjetit të integrimit. Këtu praktikisht përfshihen të gjitha institucionet e vendit, aq më tepër kur bëhet fjalë për të nënshkruar kontratën e madhe me BE-në. Nga ana tjetër do të duhet të krijojë një frymë skuadre, një disiplinë skuadre. Duhet që koordinatorët t’i përkushtohen kësaj punë, jo si punë të dytë, pasi një pjesë e tyre janë zvministra.  Nga krijimi i kësaj skuadre kjo punë për ta do të jetë primare. Bëhet fjalë për bërthamanën e skuadrave në secilin insitucion. Përzgjedhja është bërë, duke përzgjedhur ata që janë me një profil të përshtatshëm. Është kryenegociatari ai që do të përcaktojë punën e gjithësecilit. Ai mund të bëjë edhe zëvëndësisime për ata që nuk i përgjigjen ritmit. Detyra i këtij grupi negociator është bashkëpunimi dhe kontakti me BE-në. Duhet të përmbushen sa më shpejt detyrat. Grupi do të mbështet nga qeveria. Grupit negociator nuk është më vete dhe qeveria nuk i lan duar me krijimin e këtij grupi. Grupit negociator ka një influemncë të madhe, madje mund të kërkojë llogari edhe mbi qeveri. Kërkesat e grupit negociator për çdo ministrit janë detyruese.  Në fakt me fillimin e këtij procesi nuk janë as 9, 5 apo 15 kushte por janë mijëra, mijëra janë faqet e plotësimit të këtyre kushteteve. Me mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces.  Ky nuk është proces që vetëm shkruaj ligje, por ata edhe duhet të zbatohen. Është një negocim mes një superfuqie dhe mikrofuqie, kuptohet që negociata është e pabarabartë, superfuqia kërkon ne ia plotësojmë kërkesat. Si mësuesi me nxënësit.  Një individ që duhet të ketë refencën e të gjitha palëve dhe ky është një proces ku palët nuk duhet të mjaftohen me shprehen për integrimin në BE por të gjejnë forca për të bashkëpunuar përtej konflikteve politike që prodhon dita.  Duke mos u zgjatur më tutje do ta mbyll me një falënderim për ministrin në detyrë, i cili realisht ma ka bërë fare të lehtë, mund të kem titull. Faktikisht ai e bën punën e tij më mirë se po të isha unë në vendin e tij. Unë nuk hyj tek ata që e pranojnë se kanë njerëz më të zotë se vetja. Ka punuar nën presion, sidomos në kohën e karantinës, ku kjo ministri i është përgjigjur mijëra halleve të shqiptarëve.  “, u shpreh Rama.

    Më 24 mars, Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur. Një nga kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së është e Reforma Zgjedhore. Sakaq, Komisioneri për zgjerimin, Bashkimi Europian Olivér Varhelyi ka deklaruar së fundmi se javën që vjen Komisioni Europian do t’i rekomandojë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    J.V/Dosja.al 

    Një Koment në ““Nuk janë 15 kushte, por me mijëra”/ Rama prezanton kryenegociatorin për negociatat me BE-në: Zef Mazi mund të kërkojë llogari nëpër ministri, ne do të plotësojmë kërkesat e tij

    1. O rrenaxhi,por sikur i kemi hap negociatat me BE rreth 5 here,ca na duhet grupi negociator?!! Ti qenke per burg

    Shto Koment