Sport

“CR7 ma ka thënë vetë”, shoku i ngushtë zbulon ku do e mbyllë karrierën Ronaldo

17 Qershor 2020, 17:05 Nga DOSJA
“CR7 ma ka thënë vetë”, shoku i ngushtë zbulon

Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani dikur luanin në Akademinë e Sportingut. Ata gjithashtu kanë luajtur bashkë te Manchester United dhe me kombëtaren e Portugalisë.

Padiskutim që ishin një dyshe absolute, por shpejt u shua, sepse karriera e tyre mori drejtime të ndryshme. Nani u trumbetua shumë në fillimet e veta, por me kalimin e kohës ritmi i tij ra. Gjithsesi, në një intervistë të fundit, sulmuesi anësor ka zbuluar se ku do e mbyllë karrierën Ronaldo.

“Disa vite më parë, Ronaldo më tha që do të përfundojë në Amerikë. Nuk është 100% e sigurt, por me shumë gjasa do të transferohet këtu. Ekziston një shans”, është shprehur Nani.

I pyetur për aventurën e tij aktuale në futbollin amerikan, ai ka shtuar: “Këtu kemi klube fantastike, të organizuara mirë. Çdo sezon na shihni duke u përmirësuar”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport karriera nani ronaldo karriera nani ronaldo

Sondazh

Poll