Sport

FOTO/ Vetëm pak orë para finales,tifozët e Napolit provokojnë rëndë Ronaldon dhe Juventusin

17 Qershor 2020, 16:33 Nga DOSJA

ITALI-Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit e Napolit do të zhvillohet pa tifozë në Romë, por jashtë saj pritet të jetë rivalitet i madh. Prej vitesh dy skuadrat kanë një urrejtje sportive, fillimisht në duelin për titull, duke përfunduar te kalimi i Higuain dhe Sarrit në Torino gjë që ndezi akoma e më shumë rivalitetin.

Tashmë tifozët e Napolit kanë bërë një provokim të rëndë para fillimit të ndeshjes.Ata kanë vendosur një arkivol, ku mbi të ishte e vendosur llogoja e Juventusit dhe fanella e Cristiano Ronaldos.Mbetet të shihet nëse Napoli do të distancohet nga ky provokim i rëndë i bërë nga tifozët e saj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kupa e italise napoli juventus kupa e italise napoli

Sondazh

Poll