Sport

Kumbulla përplas trajnerin Conte me drejtuesin Marotta, Igli Tares i buzëqesh fati

17 Qershor 2020, 16:08 Nga DOSJA
Kumbulla përplas trajnerin Conte me drejtuesin Marotta, Igli Tares i

Juventus, Inter, Lazio, Napoli… Legjionari kuqezi Marash Kumbulla e ka ende të paqartë të ardhmen e tij. Ai do të largohet në verë, por nuk e ka përcaktuar klubin e ri se ku do të luajë.

Mediat raportojnë javë pas jave se ai ka interes nga ekipe si Juventus, Inter, Napoli dhe Lazio, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete. Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, e do me ngulm mbrojtësin, por drejtuesit zikaltër e kërkojnë gjithashtu.

Sidoqoftë, Interi ka një problem, sepse CEO i klubit, Beppe Marotta, e do në ekip, por trajneri Antonio Conte jo. Ky i fundit preferon futbollistin e Tottenham-it, Jan Vertonghen. Belgu transferohet me parametra zero dhe Conte i beson përvojës së tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter kumbulla conte inter kumbulla

Sondazh

Poll