Bota

Shtimi i rasteve me COVID-19, qeveria kosovare urdhër institucioneve për reduktimin e stafit

17 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me COVID-19, qeveria kosovare urdhër institucioneve

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka urdhëruar institucionet që të reduktojnë numrin e punonjësve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.  Sipas propozimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të votuar ditën e sotme,  institucionet urdhërohen që të marrin masa për organizimin e punës nga shtëpitë. Gjithashtu institucionet urdhërohen që të shtojnë kontrollet dhe të organizojnë punën sipas rregullave të përcaktuara.

Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e   stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 141 raste të reja me COVID-19, duke shënuar rekord të ri. Ndërkohë numri  i të infektuarve me koronavirus në total ka shkuar në 1.756 persona.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria e kosoves qeveria e kosoves kerkon reduktimin e punonjesve ne institucione qeveria e kosoves qeveria e kosoves kerkon reduktimin e punonjesve ne institucione

Sondazh

Poll