Aktualitet

IKMT aksion në bregdetin e Tales dhe në Shëngjin, nis prishjen e ndërtimeve pa leje, pronarët: S’jemi njoftuar për shemb

17 Qershor 2020, 07:48 Nga DOSJA
IKMT aksion në bregdetin e Tales dhe në Shëngjin, nis prishjen e

LEZHË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë dhe në Shëngjin. Mësohet se në Shëngjin po shemben  25 objekte ndërsa në bregdetin e Tales 17 të tjera.

Ndërkohë pronarët e objekteve kanë kundërshtuar vendimin. Ata shprehen se nuk janë njoftuar për këtë aksion. “S’jemi njoftuar fare për aksionin”, janë shprehur ata. Në mbështetje të IKMT-së dhe Policisë janë edhe strukturat e Bashkisë së Lezhës.

Njoftimi:

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, po zhvillojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Njësisë Shëngjin dhe në zonën e plazhit Tale, Njësisë Shënkoll, bashkia Lezhë. Në plazhin e Shëngjinit janë identifikuar dhe po shemben 25 objekte e struktura. Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe vijon puna për shembjen e tyre.

Prej disa javësh vijon aksioni i IKMT-së në bregdet. Pak ditë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Aksioni vazhdoi pavrarësisht rezistencës së banorëve. Ndërkohë,  Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës  ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor. Sakaq, një ditë më parë u shembën 11 objekte pa leje në Dhërmi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet shemben ndërtimet pa leje në lezhë ikmt aksion në bregdet shemben ndërtimet pa leje në lezhë

Sondazh

Poll