Bota

U infektua disa ditë më parë me koronavirus/ ‘Zonja e parë’ e Ukrainës shtrohet në spital, ja nga se vuan. Flasin mjek

16 Qershor 2020, 20:31 Nga DOSJA
U infektua disa ditë më parë me koronavirus/ ‘Zonja e

UKRAINË- lena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila disa ditë më parë ka rezultuar pozitive me koronavirus është shtruar në spital. Mediat e huaja kanë shkruar se ajo është diagnostikuar edhe me pneumoni në të dy anët e mushkërive.

Lajmi u bë i ditur nga zyra presidenciale duke thënë se gjendja e 42-vjeçares është e qëndrueshme, megjithëse diagnoza është pneumoni bilaterale me ashpërsi të moderuar.

“Bashkëshortja e presidentit është në izolim, nën mbikëqyrje mjekësore, ndërkohë që presidenti dhe fëmijët e çiftit kanë rezultuar negativ ndaj virusit. Pra, ajo nuk ka nevojë për ndihmë me oksigjen, pasi gjendja është e qëndrueshme”,– tha zyra e presidentit në një deklaratë publike.

Ukraina vendosi karantinën në muajin mars, duke parandaluar një përhapje masive të koronavirusit. Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar që restorantet, palestrat dhe transporti publik të operojnë normalisht. Ukraina që nga fillimi i pandemisë së koronavirusi ka regjistruar më shumë se 30 000  të infektuar prej të cilëve 900 persona kanë vdekur.

Burimi:time.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lena zelenska lena zelenska

Sondazh

Poll