Bota

Takimi mes Miroslav Lajçak dhe kryetares së Kuvendit në Kosovë/ Vjosa Osmani: Qeveria është e vetmja që duhet të përfaq

16 Qershor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Takimi mes Miroslav Lajçak dhe kryetares së Kuvendit në

KOSOVË- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ditën e sotme është takuar me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të cilët kanë folur për procesin e  dialogut Kosovë Serbi, i cili pritet të fillojë më 27 qershor të këtij viti.

Ajo ka thënë se dialogu mes dy vendeve do të ketë kuptim vetëm nëse ai përfundon me njohje të ndërsjellë duke shtuar se qeveria është e vetmja, e cila duhet të përfaqësojë Kosovën në këtë proces.

“Shprehëm gatishmërinë tonë që si Kuvend të mbikëqyrim punën e qeverisë. Qeveria është e vetmja e cila duhet të përfaqësoj Kosovën në këtë proces. Presim që të jetë dialog në mes dy palësh të barabarta dhe ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë. Nuk ka negocim për territorin e sovranitetit, këto duhet të jenë parimet mbi të cilat të ndërtohet procesi i dialogut”, tha ajo.

Ndërsa Lajcak tha se takimi me kryeparlamentaren ishte mjaft konstruktiv dhe se kanë rënë dakord që ky proces të jetë transparent.

“E njoftova zonjën kryetare për planet tona, rreth programit tonë, për metodologjinë për mënyrën se si duam të vazhdojmë në shtyrjen e këtij dialogu në një përfundim të suksesshëm pa vonesë, dhe gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes sa më të gjerë të mundshme të shoqërisë për këtë dialog dhe natyrisht këtu roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm, kështu që ne të dy ramë dakord për faktin se ky proces do të jetë transparent dhe duhet të ngërthej pjesëmarrjen dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme të partive politike dhe shoqërisë”, tha ai.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni miroslav lajčák vjosa osmani miroslav lajčák vjosa osmani

Sondazh

Poll