Investime për fasada/ 83% e studentëve ankohen për kushtet në Qytetin Studenti
17 Qershor 2020, 05:14Nga DOSJA
Tiranë- Pas protestave studentore të dhjetorit 2018, qeveria shqiptare investoi rreth 300 milionë lekë dhe 3 milionë euro grante për përmirësimin e kushteve dhe rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti. Megjithatë, një anketim i kryer nga organizata “Qëndresa Qytetare” tregon se gati 83% e studentëve mendojnë se investimet nuk kanë sjellë përmirësim të kushteve të jetesës dhe se ndërhyrjet u bënë vetëm në fasada.
Anketimi u krye në shkurt 2020 dhe përfshiu 200 studentë nga 23 godinat e Qytetit Studenti. Ai kishte në fokus infrastrukturën dhe kushtet e akomodimit, kushtet higjieno-sanitare, të drejtën për ushqim dhe siguri si dhe shërbimet e ofruara nga Drejtoria e Rezidencës Studentore Nr.1 në Tiranë.
Më shumë se gjysma e studentëve [55.5%] shprehen se ata meritojnë një shërbim më dinjitoz në këmbim të tarifës prej 45 mijë lekësh për 9 muaj që ata paguajnë.
Ankesat më të mëdha janë për kushtet higjieno-sanitare dhe dhomat akomoduese në godinat e Qytetit Studenti. Rreth 99% e studentëve raportuan mungesën e kushteve më minimale të higjienës nëpër tuale, ku mungojnë letrat higjienike ose sapunët.
Rreth 66% e studentëve ankohen për hapësirat e vogla të dhomave akomoduese, të cilat i ndajnë shpeshherë me dy persona të tjerë dhe nuk gjejnë hapësirë as për të vendosur librat. Studentët raportojnë gjithashtu në shumicë mungesën e një mense publike, problemet me shërbimin Ëireless si dhe sallat e papërshtatshme të studimit.
Sipas kontratave të akomodimit, të lidhura me kryesinë e rezidencës studentore, ngrohja qendrore dhe pajisja me internet ëireless janë disa nga shërbimet që duhet të ofrohen nga kampusi, por 97.5 % e studentëve rezidentë thonë se ata i sjellin vetë pajisjet ngrohëse në dhomat e tyre.
Anketimi i organizatës “Qëndresa Qytetare” nuk u ndal vetëm në kushtet e konvikteve, por gjithashtu edhe në përfshirjen në vendimmarrje të studentëve rezidentë. Mbi 85% e studentëve u shprehën nëpërmjet pyetësorëve se nuk janë pyetur asnjëherë lidhur me nivelin e cilësisë së shërbimeve në Rezidencën Studentore Universitare nr.1.
Sipas organizatës “Qëndresa Qytetare”, Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ka lidhur 20 kontrata prokurimi për përmirësimin e kushteve në konvikte.
“Këto kontrata duket se akoma nuk kanë arritur ofrimin e disa shërbimeve bazike siç janë kushtet higjeno-sanitare në tualete, shërbimi në mensa shtetërore, sigurimi i ambjenteve të përbashkëta të studimit, ngrohja qëndrore e dhomave etj,” thuhet në raportin e monitorimit.
Përveç probleme historike me kushtet e këqija, “Qëndresa Qytetare” vëren nivel shumë të ulët të transparencës dhe llogaridhënies nga Rezidenca Studentore Universitare nr.1. Ky institucion ka refuzuar 3 herë kërkesat për informacion me justifikimin se nuk kishte emëruar një koordinator për të Drejtën e Informimit si dhe nuk ka një faqe interneti funksionale për të publikuar procedurat dhe kriteret e akomodimit në rezidencë, kontratat, shpenzimet dhe gjithçka që lidhet me llogaridhënien publike.
Qëndresa Qytetare denoncon gjithashtu përdorimin e faqes së internetit të Rezidencës Studentore nr.1 për shpërndarjen e aktiviteteve të Bashkisë së Tiranës.
” Faqja zyrtare e RSU-së NR.1 në Facebook nga monitorimi i kohështrirjes së saj është përdorur vetëm si instrument për të shpërndarë fjalime dhe aktivitete të Bashkisë Tiranë dhe Kryetarit të saj,” raporton “Qëndresa Qytetare”.
TIRANË– Kur kanë kaluar 10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, familjarët morën një lajm të mirë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën ...
TIRANË– Grabitje me armë në një postë private në Astir. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 10:00 të mbrëmjes së sotme. Dy persona të maskuar nën kërcë...
TIRANË- Mjeku Laidon Shapo ishte i ftuar në emisionin “Tempora”, ku foli në lidhje me rrezikshëmrinë e valës së dytë të COVID-19. Sipas tij, vala e dytë mu...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga grabitja në Astir. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se nga posta private janë grabitur 30-40 mili...
TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në emisionin “Provokacija” se rritja e shifrave pas hapjes ishte e pritshme, ndaj kjo ishte...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë deklaroi se tashmë strukturat spitalore në vend kanë në gjendje 300 respiratorë. Megjithatë ajo theksoi se me me gjithë...
TIRANË -Koordinatori i Spitalit Infektiv, Krenar Lilaj u shpreh gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, se nëse nuk ka ndërgjegjësim për rreziksh...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para për grabitjen e bankës në zonën e Astirit pranë sheshit “Shqiponja”.Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar j...