Aktualitet

Grabitet me armë zjarri posta private në Astir! Dy autorët largohen me motor, Policia ‘izolon’ Tiranën, në ndjekje të

16 Qershor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Grabitet me armë zjarri posta private në Astir! Dy autorët

TIRANË– Grabitje me armë në një postë private në Astir. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 10:00 të mbrëmjes së sotme. Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë hyrë në postë dhe kanë marrë para, shuma e të cilave ende nuk bëhet e ditur. Dyshohet se nga posta private janë grabitur 30-40 milionë lekë të vjetra, megjithatë kjo shifër ende nuk është konfirmuar nga Policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se grabitja dyshohet se është bërë nga dy persona, të cilët pasi kanë marrë paratë janë larguar me motor nga vendngjarje.  Megjithatë ata janë mundur që të fiksohen nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë postës. 

Kanë qenë punonjësit e postës që kanë njoftuar policinë, e cila pasi marrjes së denoncimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje për të gjetur prova që mund të zbulojnë identitetin e autorëve. Ndërkohë që patrulla të tëra janë vendosur në pikat hyrëse dhe dalëse në Tiranë për të kontrolluar çdo person të dyshimtë.

Ndërkohë posta është mbushur nga efektivë të grupit hetimor, të cilët kanë rrethuar me shirit lagjen, e cila është në terr, dhe kanë nisur nga puna për kqyrjen e skenës së krimit. Për kapjen e autorëve, Policia ka kërkuar ende ndihmën e qytetarëve, të cilët mund të telefonojnë për të dhënë informacionet e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astir grabitje ne astir tirane astir grabitje ne astir tirane

Sondazh

Poll